Esat Shala duartroket punën e bërë nga Ramiz Lladrovci në rrugën Llapushnik–Berishë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar dje punimet në asfaltimin e rrugës Llapushnik–Berishë, një rrugë tërësisht të re dhe me rëndësi të veçantë historike e strategjike, transmeton portali DrenicaOnline.

Puna në këtë projekt ka marrë vlerësime të larta edhe nga Esat Shala, arkivues i njohur i videove të luftës. Në një reagim të tij, Shala ka theksuar se kjo është një vepër që duartrokitet dhe përkrahet:

“Puna e mirë duhet mu përkrah dhe mu duartrokit. Unë e vizitoj shumë Berishën, Kleçkën, Divjakën, Navosellën, dhe kjo rrugë tash e tutje na bën që edhe më shpesh t’i vizitojmë këto vende historike që kanë histori të veçantë. Gjatë luftës këtu janë strehuar mijëra refugjatë, po ashtu edhe unë me familjen time. Në Divjak ka qenë edhe shtabi i UÇK-së, spitali ushtarak dhe baza e Radios Kosova e Lirë. Kjo punë e kësaj rruge është historike, e qëlluar dhe e mirëpritur.”

Projekti i ri i Komunës së Drenasit jo vetëm që lehtëson qarkullimin e banorëve dhe vizitorëve, por gjithashtu lidh më fort rrugët e historisë dhe kujtesës së luftës së UÇK-së me të tashmen./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë