Në Baicë të Drenasit hapet tregu i ri për automjete (Foto)

Nga data 5 shtator 2025, në fshatin Baicë të Drenasit ka nisur punën tregu i ri për automjete. Ky treg do të mbahet çdo të premte, duke u bërë një mundësi e re për qytetarët dhe bizneset që merren me blerjen e shitjen e veturave.

Tregu është i vendosur në rrugën “Afrim Kiqina”, pranë Vullkanizerit “Drini” dhe afër Restaurant “Mali”. Ky lokacion është përzgjedhur për të qenë lehtësisht i qasshëm për vizitorët dhe shitësit.

Hapja e tregut ka ngjallur interesim të madh në mesin e qytetarëve, me dhjetëra reagime pozitive në rrjete sociale.

Organizatorët theksojnë se synimi është që Baica të bëhet një pikë referimi për tregtinë e automjeteve në rajonin e Drenicës dhe me gjërë.

Nga tani, çdo të premte, në Baicë do të jetë destinacioni i ri për të gjithë ata që kërkojnë apo ofrojnë automjete.

LOKACIONI📍

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë