Shukri Buja: Nga deponi turpi, në park kujtese dhe krenarie në Grackën e Vjetër

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka reaguar ndaj gjendjes në fshatin Gracka e Vjetër, ku sipas tij është ngritur një deponi mbeturinash dhe hekuri pikërisht në vendin ku më 1912 artileria serbe kishte rrafshuar fshatin.

Buja e ka cilësuar këtë si fyerje për historinë dhe kujtesën kolektive, duke paralajmëruar se veprimi i tij i parë si kryetar do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit.

“Njëkohësisht, unë zotohëm publikisht: në Lipjan nuk do të ketë asnjë deponi ilegale të mbeturinave”, ka deklaruar Buja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë