Agron Bylykbashi kandidon për Asamblenë Komunale të Drenasit

Agron Bylykbashi, banues në Drenas dhe me prejardhje nga Tersteniku, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për anëtar të Asamblesë Komunale të Drenasit në kuadër të iniciativës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, transmeton portali DrenicaOnline.
Ai ka një përvojë të gjatë profesionale në fushën e shëndetësisë. Studimet e larta i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Tiranë, drejtimi Laborant Mjekësor (Bachelor), ndërsa në vitin 2014 ka përfunduar Masterin Profesional në Shëndet Publik dhe Menaxhim Spitalor po ashtu në Tiranë.
Karrierën e tij e nisi menjëherë pas luftës, ku gjatë viteve 1999–2007 punoi në Shtëpinë e Shëndetit “Hafir Shala” në Drenas. Në vitin 2004 themeloi Laboratorin “AB Med”, të cilin e udhëheq edhe sot, duke krijuar një përvojë të gjerë në laboratorinë mjekësore dhe menaxhimin shëndetësor.
Përveç angazhimit profesional, Bylykbashi është edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qenë pjesë e gjeneratës që kontribuoi për lirinë e vendit./DrenicaOnline/