Shtiu me armë zjarri në një aheng familjar në Drenas, policia i konfiskon armën dhe 27 fishekë

Policia në Drenas ka ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar, duke konfiskuar një armë zjarri me një karikator që përmbante 27 fishekë, transmeton portali DrenicaOnline.

Rasti ka ndodhur më 12 gusht 2025, rreth orës 18:30. I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë gjatë festës.

Ai është intervistuar në stacionin policor dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin po vazhdojnë./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë