PDK garon në 36 komuna në zgjedhjet lokale: miratohet lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si dhe është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Pas përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, PDK vlerëson se, për fat të keq, Kosova tashmë po ecën në një territor të panjohur kushtetues, institucional, shtetëror dhe shoqëror. Në këtë terren të mjegullt, Kosova nuk është vetëm e humbur në koordinatat e brendshme, por edhe gjithnjë e më e paorientuar në hartën ndërkombëtare.

PDK do të pres aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për lëndën e dërguar nga deputetët tanë, me shpresë qe do të qartësohet rruga për themelimin e intitucioneve të rjea dhe legjitime.

Sa i përket zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës hyn në këtë proces e mobilizuar fuqihëm dhe me synimin jo vetëm për të rifituar komunat ku aktualisht qeveris me përgjegjësi dhe rezultate konkrete, por edhe për të fituar në komuna të tjera të rëndësishme, aty ku qytetarët kërkojnë një vizion të ri dhe një qeverisje më të mirë për të ardhmen e tyre.

Në frymën e këtij angazhimi, Kryesia e PDK-së, në bazë të nenit 48, paragrafi 13 të Statutit të Partisë, ka votuar dhe miratuar sot listën përfundimtare të 31 kandidatëve për kryetarë të komunave.

Për degët e PDK-së në Deçan, Drenas, Gjilan, Istog, Junik, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Podujevë, Rahovec dhe Suharekë, të cilat kanë organe të emëruara apo që janë të përcaktuara sipas vendimit të Këshillit Drejtues të PDK-së të datës 28 mars 2022, është zbatuar Rregullorja për përcaktimin e kritereve dhe mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash, e miratuar nga Këshilli Drejtues i PDK-së.

Rrjedhimisht, për disa nga këto degë, të cilat kanë pasur më shumë se një kandidat për kryetar të komunës, është zhvilluar procedura e votimit të fshehtë, sipas kritereve të përcaktuara në rregullore dhe në statut.

Kandidaturat që janë miratuar nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës janë si vijon:

1.      Prishtinë – Uran Ismaili

2.      Ferizaj – Agim Aliu

3.      Prizren – Shaqir Totaj

4.      Mitrovicë – Arian Tahiri

5.      Vushtrri – Ferit Idrizi

6.      Skenderaj – Sami Lushtaku

7.      Drenas – Petrit Hajdari

8.      Kaçanik – Sabedin Vishi

9.      Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi

10.  Gjilan – Riad Rashiti

11.  Pejë – Arta Nallbani

12.  Gjakovë – Ervin Shabani

13.  Klinë – Sokol Bashota

14.  Lipjan – Shukri Buja

15.  Shtime – Përparim Ramusa

16.  Dragash – Shaban Shabani

17.  Malishevë – Gëzim Krasniqi

18.  Rahovec – Edon Cana

19.  Suharekë – Dardan Berisha

20.  Podujevë – Isak Shabani

21.  Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava

22.  Kamenicë – Jona Arifi

23.  Viti – Bekim Azizi

24.  Istog – Ali Nimanaj

25.  Deçan – Korab Mushkolaj

26.  Zubin Potok – Izmir Zeqiri

27.  Zveçan – Ilir Peci

28.  Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza

29.  Leposaviq – Shaqir Hetemi

30.  Shtërpcë – Garip Sahiti

31.  Novobërdë – Selatin Nuhiu

Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e katër kryetarëve aktualë të komunave: Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), të cilët nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por që gjatë mandatit të tyre kanë ofruar një qeverisje efikase për qytetarët dhe një përfaqësim dinjitoz të vlerave të PDK-së.

Me miratimin e kësaj liste, përmbyllet zyrtarisht procesi i kandidimit për kryetarë të komunave.

PDK do të garojë gjithashtu në katër komuna të tjera, Obiliq, Junik, Kllokot dhe Mamushë, vetëm me listë të kandidatëve për Kuvendin Komunal. Ndërkaq, në Graçanicë, do të garoj në një listë të përbashkët me të gjitha partitë tjera shqiptare.

Ne besojmë fuqishëm se në zgjedhjet e 12 tetorit do të fitojë sërish vizioni ynë për një qeverisje të ndershme, efikase dhe në shërbim të çdo qytetari, vizion që do të reflektohet në çdo komunë ku PDK do të marrë përgjegjësinë e qeverisjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë