E dhimbshme: Ndërron jetë në moshë të hershme e reja nga Skenderaj

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Vjollca Gjinovci – Veliu, e re nga fshati Polac i Komunës së Skenderajt.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur familja Veliu dhe Gjinovci përmes rrjeteve sociale, duke lënë shumë miq, të afërm dhe bashkëfshatarë të tronditur nga humbja e parakohshme.
Ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 25 qershor 2025, në ora 18:00, në lagjen Veliu të fshatit Polac.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmve!./rajoni.org/
.
.