Kryesia e turnirit “Heroi i Kombit Abedin Bujupi” ka bërë të ditur se sonte do të mbahet hedhja zyrtare e shortit për edicionin e radhës të këtij aktiviteti tradicional sportiv.
Përgatitjet janë drejt fundit, ndërsa paraqitja e ekipeve po vazhdon. Organizatorët kanë thënë se interesimi është i madh dhe atmosfera çdo ditë po bëhet më e zjarrtë. Turniri është bërë tashmë një ngjarje e njohur në rajon, me pjesëmarrje të gjerë dhe çmime të mëdha.
Sipas njoftimit zyrtar, hedhja e shortit do të bëhet sonte në ambientet e shkollës fillore “Abedin Bujupi” në Arllat, duke filluar nga ora 21:00. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të turnirit në rrjetet sociale.
Organizatorët kanë ftuar sportistët, sportdashësit dhe qytetarët që të marrin pjesë, duke theksuar se ky aktivitet sportiv ka edhe një qëllim të lartë – nderimin e dëshmorëve dhe ruajtjen e kujtimit për heroin e kombit, Abedin Bujupi.
Turniri pritet të nisë së shpejti dhe do të zhvillohet me organizim shembullor dhe surpriza për pjesëmarrësit.