“Bon ma shumë bukë se po nisem për studime”- si e gënjeu ushtari nënën, për t’iu bashkuar UÇK-së (VIDEO)

Në lagjen Muzliaj të Istogut, të shtunën është bërë zhvarrosja e dëshmorit Arton Zogaj.

Gazetarja Altiana Zogaj, njëkohësisht mbesa e tij, ka folur më shumë për të, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ajo ka treguar një moment të ndjeshëm që dëshmon vendosmërinë dhe sakrificën e Artonit.

“Ka qenë student i Fakultetit Ekonomik, që ka qenë edhe gënjeshtra që i ka thënë gjyshes. I ka thënë: ‘Bona pak ma shumë bukë se kam me shku në studime, me idenë që bukën me ia dërgu edhe ushtarëve të tjerë. E kishte frikën si do ta priste nëna e tij këtë vendim”, rrëfeu ajo, transmeton Klankosova.tv.

Rrëfimin e plotë, e gjeni në videon vijuese:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë