Kapen dy persona në Drenas me armë pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të armëmbajtjes pa leje që ka ndodhur në orët e pasdites në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në një veturë me të cilën po udhëtonin dy persona, të dyshuar meshkuj kosovarë, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 10 fishekë.

Të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre është inicuar procedurë penale në procedurë të rregullt.

Policia ka konfiskuar armën dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë