Kamioni vetaksidentohet dhe digjet në Bressje – Policia jep detaje

Rreth orës 00:30 pas mesnatës, në fshatin Bressje të komunës së Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku.

Sipas informacioneve, një kamion është vetaksidentuar dhe më pas është përfshirë nga flakët. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar nga ky incident.

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, ndërsa lajmin pët portalin DrenicaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi Agron Borovci.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ridrejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Borovci./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë