Ndryshon sërish data e finales së Kupës së Kosovës në futboll

Është ndryshuar data se kur do të luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do të përballet me Llapin.

Data ishte vendosur fillimisht të mbahej më 21 maj, por është vendosur të shtyhet për një ditë më vonë, më 22 maj, shkaku që në atë ditë luhet finalja e Ligës së Evropës.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në orën 20:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë