Skuadra e Ballkanit ka fituar në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Feronikelit ’74.
Arsyeja sipas zyrtarëve të Ballkanit, qëndron te fakti se skuadra nga Drenasi, ka inkuadruar një futbollist që nuk kishte të drejtë loje, raporton Indeksonline
Lavdim Zumberi nuk është i regjistruar në sistemin ndërkombëtar TMS, si futbollist i Feronikelit’74.
Siç vërehet nga ky sistem, Zumberi figuron ende si një lojtar i skuadrës zvicërane, FC Baden 1897, duke e pasur statusin aktiv si futbollist i këtij ekipi./Indeksonline/