KQZ del me njoftimin e fundit/ Ja sa vendvotime janë numëruar dhe sa kanë mbetur për secilën komunë
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/vota-zgjedhje-numerimi-kqz-gllogoc--750x430.jpg)
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 8 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug dhe Kllokot.
Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.