Përfundon numërimi i votave për kandidatët në dy qendra të votimit në Drenas, publikohen rezultatet e para
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/5b3eab4e-9708-4e1d-b392-e32c1d9c32c8-750x430.jpg)
Dje pasdite në Drenas ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Deri pas mesnatës, në qendrën e numërimit janë përpunuar votat e dy vendvotimeve më të mëdha në Drenas, të shkollës “Rasim Kiçina” dhe “Halil Bajraktari”.
Sipas rezultateve të publikuara nga IndeksOnline, janë zbuluar votat e 10-tshes së parë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kandidati për kryeministër ka siguruar 2,365 vota nga këto dy qendra votimi.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili mban numrin 2 në listë, ka marrë 1,199 vota.
Ndërsa Vlora Çitaku ka marrë 472 vota, Enver Hoxhaj – 271 vota, Uran Ismaili – 441 vota, Eliza Hoxha – 159 vota, Rrahman Rama – 203 vota, Bernard Nikaj – 102 vota, Sala Jashari – 562 vota dhe Abelard Tahiri – 302 vota.
Numërimi i votave po vazhdon dhe pritet që rezultatet e tjera të dalin në orët në vijim.