PDK rrezikon ta lërë AAK-në në vendin e katërt në Suharekë, Bali Muharremaj merr goditje të madhe

Rezultatet e zgjedhjeve në Suharekë po sjellin ndryshime të rëndësishme në skenën politike lokale. Aktualisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që udhëheq komunën me kryetarin Bali Muharremaj, është në vendin e tretë me 18.41% të votave, por ky rezultat është në rrezik nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka 18.19% të votave, transmeton portali DrenicaOnline.

Me numërimin e votave me kusht dhe të diasporës, PDK mund të dalë e treta, duke e zhvendosur AAK-në në vendin e katërt – një goditje e rëndë për kandidatin për deputet Bali Muharremajn dhe partinë e tij, e cila deri tani kishte një dominim të qartë në komunë.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në Suharekë me 34.27% të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 27.07%. Ky rezultat tregon një ndryshim të madh në elektoratin e Suharekës dhe mund të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat mbahen po këtë vit.

Nëse trendi aktual vazhdon, AAK mund të pësojë një humbje të madhe, duke humbur pozitën e tretë dhe duke i dhënë PDK-së një avantazh të ri politik në këtë komunë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë