Ariana Musliu- Shoshi në Polac dhe Skenderaj: PDK, forca e qëndresës dhe zhvillimit
Kandidatja për deputete nga PDK, Ariana Musliu-Shoshi, ka zhvilluar takime në Polac dhe Lagjen 3 të Skenderajt, ku ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët.
“Ky është vend i qëndresës dhe i njerëzve me zemër të madhe! Mbështetja juaj na jep forcën për të vazhduar këtë rrugëtim me përkushtim të plotë”, tha ajo.
Musliu-Shoshi theksoi se PDK ka qenë dhe do të mbetet zëri i qytetarëve, duke premtuar angazhim të palëkundur për zhvillimin e vendit.
#PDK131
#BedriHamza1
#Ariana18