Adnan Thaqi: Rinia Demokratike në Malishevë, garancia e një të ardhmeje më të ndritur për Kosovën

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj të rinjve të Malishevës për përkrahjen dhe energjinë që po tregojnë në këtë fushatë.

Në një tubim të mbajtur me Rininë Demokratike, Thaqi theksoi se besimi dhe përkushtimi i të rinjve janë shtylla kryesore për ndërtimin e një Kosove më të fortë dhe me perspektivë.

“Me energjinë tuaj, e ardhmja e Kosovës është më e ndritur, dhe së bashku do t’i arrijmë majat që vendi ynë meriton!” – u shpreh ai, duke nënvizuar se PDK me programin e saj është e përkushtuar për të krijuar më shumë mundësi për rininë dhe zhvillimin e vendit.

Fushata e PDK-së po vazhdon me mbështetje të gjerë, ndërsa Bedri Hamza mbetet kandidati kryesor për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë