Adnan Thaqi, 82-shi i PDK-së: “Rinia është fuqia dhe shpresa e Kosovës”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim me strukturat rinore të partisë në Klinë, ku theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.

“Rinia është fuqia dhe shpresa e Kosovës, zemra që rreh për të ardhmen. Struktura e rinisë së PDK-së në Klinë është një potencial i jashtëzakonshëm, të rinj me vizion që do ta ndërtojnë një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe plot dinjitet”, u shpreh Thaqi.

Ai falënderoi të rinjtë demokratë për përkushtimin dhe mbështetjen, duke vlerësuar rolin e tyre në fushatën zgjedhore të PDK-së.

PDK po vazhdon takimet me qytetarët dhe strukturat e saj anembanë Kosovës, duke mobilizuar mbështetësit për zgjedhjet e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë