Arta Vokshi-Nallbani: ‘Kosova mundet ma mirë’, vetëm me Bedri Hamzën dhe me PDK
Arta Vokshi – Nallbani – Kandidate për Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës me numër 102, nga radhët e PDK-së 131, ka shpalosur në ‘RADIO 1’ 98.0FM, përballë Linda Lipa-Gjakovës programin dhe vizionin partiak të PDK-së për zgjedhjet nacionale të shkurtit.
Vokshi-Nallbani që është edhe Drejtoreshë e Urbanizimit në Pejë, ka folur për ofertën e PDK-së me moton ‘Kosova mundet ma mirë’.
‘Me 9 shkurt, qytetari i vendit, mundet dhe jam e bindur se do ta bëjë ndryshimin. Duke votuar për PDK-në, kandidatin për kryeministër Bedri Hamza dhe për listën tonë, Kosova niset drejt zhvillimit të stopuar për 4 vjet të qeverisjes Kurti. PDK është dëshmuar si parti shtet formuese, parti e guximshme para secilit proces dhe PDK e ka vendin në qeveri. Mirëpo, për një Kosovë më të mirë, ne na duhet besimi qytetarë me votë. Andaj, jam edhe e bindur se ky besim nuk do të mungojë, meqë popullata e ka parë tani se për këto vite Kosova është ndalur, mos të themi ka numëruar prapa.’-tha Vokshi-Nallbani.
Tutje, duke folur në ‘RADIO 1’, kandidatja me numër 102, Arta Vokshi-Nallbani ka shtuar se pas 9 shkurtit, Kosovën e presin shumë punë e procese me të cilat mund të pballet vetëm PDK-ja.
‘Riparimi i raporteve me SHBA-të si miku më i madh i Kosovës, Zhvillimi ekonomik i ngecur, eksodi i të rinjëve dhe profesionistëve kthimi i projekteve nga Qeveria nëpër komuna, investimet në projektet mbi shëndetësinë dhe në arsim, janë top prioritete qëe presin qeverinë e re të Kosovës, e me të cilat, askush më mirë se Bedri Hamza dhe PDK-ja, nuk mund të merret.’-shtoi ajo.
Ndryshe, Arta Vokshi-Nallbani – Drejtoreshë e Urbanizimit në Pejë, është kandidate e PDK-së në këto zgjedhje, duke garuar me numrin 102 në listën e këtij subjekti me numër 131./Njeshi&RADIO 1/