Shasivar Haxhijaj takon të rinjtë e Drenasit: “Me Bedri Hamzën Kryeministër do të krijojmë perspektivë për rininë”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shasivar Haxhijaj, ka zhvilluar një takim me dhjetëra të rinj nga Komuna e Drenasit. Takimi u organizua nga Artan Ramaj dhe pati në fokus diskutimin mbi temat kyçe që preokupojnë të rinjtë.

Haxhijaj theksoi rëndësinë e krijimit të një perspektive të qëndrueshme për rininë dhe potencoi se me Bedri Hamzën si kryeministër, PDK do të angazhohet për një të ardhme më të mirë për të rinjtë kosovarë.

“Faleminderit të gjithëve për mikpritjen dhe respektin. Me Bedri Hamzën Kryeministër do të krijojmë perspektivë për rininë tonë të mrekullueshme,” u shpreh ai.

PDK po vazhdon fushatën zgjedhore, duke organizuar takime të shumta me qytetarët anembanë Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë