Ferat Shala: Në qeverisjen e PDK-së, mësimdhënësit do të kenë paga 50% më të larta
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka zhvilluar një takim me mësimdhënësit, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.
Shala ka vlerësuar rolin e mësimdhënësve në edukimin e brezave të rinj dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Ai theksoi se vetëm në qeverisjen e PDK-së, mësimdhënësit janë trajtuar me dinjitetin e merituar dhe premtoi se, pas 9 shkurtit, me Bedri Hamzën kryeministër, pagat e tyre do të rriten për 50%.
“Mësimdhënësit meritojnë të trajtohen më mirë dhe Kosova mundet më mirë!” – u shpreh Shala.
#PDK131
#FeratShala16
#BedriHamza1