Floriana Rugova: Gratë, forca e ndryshimit për një Kosovë më të mirë!

Kandidatja për deputete nga PDK, Floriana Rugova, ka shprehur mbështetjen e saj të fuqishme për përfshirjen dhe vlerësimin e grave në të gjitha proceset vendimmarrëse.

“Një shoqëri demokratike dhe e barabartë është ajo ku gratë vlerësohen dhe kanë zërin e tyre. Sot, gratë janë më të vendosura se kurrë për të bërë ndryshimin,” theksoi Rugova.

Ajo u shpreh e bindur se Qeveria e ardhshme, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, do të sjellë zhvillim dhe barazi për të gjithë.

#PDK131
#FlorianaRugova81 ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë