Ariana Musliu- Shoshi: Mësimdhënësit, shtylla e shoqërisë – Me Bedri Hamzën kryeministër, arsimi do të ketë përkrahjen që meriton!
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka ripërsëritur zotimin e saj për mbështetje të fuqishme për arsimtarët, profesorët dhe të gjithë mësimdhënësit e Kosovës. Ajo theksoi se arsimi është themeli i zhvillimit dhe se PDK, me Bedri Hamzën në krye të qeverisë pas 9 shkurtit, do t’i japë prioritet investimeve në edukim.
“Me Bedri Hamzën kryeministër, arsimi do të ketë vëmendjen dhe përkrahjen që meriton! Mësimdhënësit janë shtylla kryesore e shoqërisë sonë, ata që edukojnë brezat dhe ndërtojnë të ardhmen”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.
PDK ka premtuar reforma të rëndësishme në sistemin arsimor, duke përfshirë përmirësimin e kushteve të punës për mësimdhënësit, rritjen e cilësisë në arsim dhe avancimin e politikave që sigurojnë një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Kosovës.
Mbështetja për arsimtarët dhe garantimi i një sistemi arsimor cilësor është një nga prioritetet kyçe të PDK-së në këto zgjedhje, duke theksuar se investimi në edukim është investim në të ardhmen e vendit.
#PDK131 ✅
#Bedri1 ✅
#Memli2 ✅
#Ariana18 ✅