Tersteniku rikonfirmon mbështetjen për PDK-në – entuziazëm dhe përkrahje e madhe për Adnan Thaqin

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe entuziast në Terstenik, ku është pritur me mikpritje të madhe nga familja e nderuar Baza dhe banorët e zonës.

“Zgjedhjet në Terstenik janë festë për PDK-në! Mbështetja e madhe që po marrim në çdo takim është dëshmi e besimit që qytetarët kanë në PDK-në, për të çuar përpara vlerat e demokracisë, zhvillimit dhe drejtësisë”, ka deklaruar Thaqi.

Ai ka theksuar se PDK-ja mbetet forca kryesore në Drenicë, e lidhur ngushtë me qytetarët dhe familjet që e kanë ndërtuar Kosovën me mund dhe sakrificë.

Thaqi u shpreh i bindur se 9 shkurti do të konfirmojë fitoren e PDK-së dhe angazhimin për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë.

#PDK131✅
#BedriHamza1✅
#AdnanThaqi82✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë