Patriot Krasniqi merr mbështetjen e mësimdhënësve prizrenas: PDK garanton rritje pagash për arsimtarët

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka zhvilluar një takim me mësimdhënësit e komunës së Prizrenit, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, si dhe kandidatë të tjerë për deputetë.

Në këtë takim, Patriot Krasniqi ka theksuar se arsimi ka qenë dhe do të mbetet prioritet i PDK-së, duke nënvizuar zotimin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, për rritjen e pagave të mësimdhënësve me 50% që nga viti 2025.

“PDK si gjithmonë e ka pasur dhe do ta ketë prioritet arsimin, dhe programi i kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza, parasheh që në mandatin e parë, në vitin e parë, pra që nga viti 2025, do të sigurojmë rritje të pagave për mësimdhësit për 50%. Ky nuk është vetëm premtim, por një zotim që do ta bëjmë realitet.” – ka deklaruar ai.

Patriot Krasniqi, i cili garon me numrin 88, ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke premtuar një qeverisje që do të vendosë arsimin në qendër të zhvillimit të vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë