Lavdije Deliu merr mbështetjen e grave drenicase për një përfaqësim të fuqishëm në Parlament
Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-NISMA-IDEAL, Lavdije Deliu, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Skënderajt, ku ka marrë mbështetje të madhe për kandidaturën e saj në zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton portali DrenicaOnline.
Në një postim në rrjetet sociale, Deliu ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e madhe që ka marrë dhe ka theksuar rëndësinë e rolit të grave në shoqëri.
“Një takim frymëzues me gratë dhe vajzat e Skënderajt! Sot pata nderin të takoj gratë dhe vajzat e Skënderajt, nga të cilat mora mbështetje dhe kurajë për të vazhduar edhe më fuqishëm që të jem zëri i tyre në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Gratë janë shtylla e familjes dhe e shtetit, prandaj ndjehem e nderuar të jem zëri i tyre në Parlament”.
Lavdije Deliu, e cila garon me numrin 54 në listën e koalicionit 137, ka premtuar që do të punojë për të fuqizuar gratë dhe për të siguruar më shumë mundësi për to në shoqëri dhe institucione.
Fushata e koalicionit AAK-NISMA-IDEAL po vazhdon me aktivitete të shumta nëpër Kosovë, duke synuar të fitojë mbështetje të gjerë për një përfaqësim të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës./DrenicaOnline/