Aurora Berisha: Mobilizim i jashtëzakonshëm në Drenas për fitoren e PDK-së
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka zhvilluar takime elektorale në Drenasi I, Shtrubullovë, Çikatovë e Re dhe në familjen Dervishi në Gradicë, ku është pritur me përkrahje të madhe nga qytetarët.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka vlerësuar mobilizimin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm të qytetarëve të Drenicës, të cilët, sipas saj, janë të bindur në fitoren e PDK-së më 9 shkurt.
“Mobilizimi dhe vullneti i jashtëzakonshëm për një Kosovë më të mirë u pa edhe në takimet që patëm në Drenasi I, Shtrubullovë, Çikatovë e Re dhe në familjen Dervishi në Gradicë. Qytetarët e Drenicës janë të bindur se kjo fushatë zgjedhore do të kulmojë me fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.” – ka deklaruar ajo.
Aurora Berisha, e cila garon me numrin 68 në listën e PDK-së, ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së qytetarëve për Bedri Hamzën si kryeministër dhe për programin e PDK-së, që premton zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë.
Fushata e PDK-së në Drenicë po vazhdon me një mobilizim të fuqishëm, duke synuar të sigurojë një rezultat të lartë në zgjedhjet e ardhshme.