Hajdar Beqa: Gjakova dëshmoi entuziazmin dhe masivitetin për fitoren e PDK-së!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një tubim madhështor në Gjakovë, ku është pritur me një energji dhe mobilizim të jashtëzakonshëm nga qytetarët.

“Kjo është Gjakova ime! Energji, entuziazëm dhe masivitet i pafund për fitoren e madhe të PDK-së që do të ndodhë më 9 shkurt. Bashkë, me zemër e me vullnet, për një Kosovë më të mirë!” – u shpreh Beqa.

Ai theksoi se me vizion të qartë dhe forcë të pathyeshme, PDK-ja po sjell ndryshimin që Kosova meriton.

Fushata e PDK-së po vazhdon fuqishëm në të gjitha komunat, duke dëshmuar përkrahjen e madhe qytetare për këtë subjekt politik.

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#HajdarBeqa31

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë