Bekim Haxhiu merr mbështetje të madhe në Vushtrri
Sonte, kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, u takua me një grup mbështetësish të përkushtuar në Vushtrri.
Gjatë takimit, ai shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen që ka marrë gjatë gjithë rrugëtimit të tij politik dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të arritur suksesin në zgjedhjet që vijnë më 9 shkurt.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj të palodhur. Bashkë, me liderët tanë, ne do të arrijmë themelet e një të ardhme më të mirë për Kosovën”, tha Haxhiu gjatë fjalimit të tij.
Ngjarja në Vushtrri përfaqësoi një tjetër hap të rëndësishëm drejt mobilizimit të qytetarëve dhe forcimit të angazhimit për fitoren e PDK-së në zgjedhje.