Adnan Thaqi: Mbështetja e fuqishme nga Drenasi, garanci për një të ardhme më të mirë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Adnan Thaqi, shprehu mirënjohje për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e qytetarëve të Drenasit gjatë takimit të tij elektoral.
“E ardhmja shpresëdhënëse e vendit bëhet përmes projekteve konkrete që përmirësojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Programi dhe ekipi i Bedri Hamzës janë zgjidhja që i duhet Kosovës”, deklaroi Thaqi.
Thaqi ftoi qytetarët që më 9 shkurt të mbështesin programin dhe vizionin e PDK-së, duke theksuar se Kosova mundet më mirë.
#PDK131
#BedriHamza1
#AdnanThaqi82