Rrahman Rama pritet ngrohtë nga bashkëvendasit në Akrashticë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Akrashticës, ku u mirëprit me përkrahje të madhe.
Gjatë fjalimit të tij, Rama shprehu mirënjohje për besimin dhe mbështetjen e bashkëvendasve, të cilët i japin energji dhe vullnet për të vazhduar përkushtimin ndaj vendit.
“Sa herë që takoj bashkëvendasit e mi në Akrashticë, kujtoj me krenari sa i nderuar jam me përkrahjen që marr nga ta,” tha Rama.