Mërgim Lushtaku dhe Jakup Nura vizitojnë bizneset në Skenderaj: PDK premton lehtësime për ekonominë
Kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Jakup Nura dhe Mërgim Lushtaku, kanë vizituar sot kompanitë e njohura “Xani Dekor”, “Valoni” dhe “Lindi Doors”, të cilat punësojnë rreth 700 qytetarë.
Lushtaku dhe Nura u pritën nga pronarët Hysni Xani, Naser Deliu dhe Enver Mulaj, me të cilët diskutuan për sfidat e bizneseve dhe mundësitë për lehtësime ekonomike që ofron programi i PDK-së.
“Programi ynë politik, nën udhëheqjen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, ka plane të qarta për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e veprimtarive biznesore,” ka deklaruar Jakup Nura, i cili mban numrin 11 në listën e PDK-së, ndërsa Mërgim Lushtaku numrin 100.
PDK ka theksuar se mbështetja për bizneset vendore është prioritet për rritjen e punësimit dhe mirëqenies ekonomike në Kosovë.