Ferat Shala nga vendlindja: “PDK-ja, forca e unitetit dhe fitores në Drenas”

Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka nisur fushatën në Drenas, duke vizituar Negrocin, vendlindjen e Jakup Krasniqit, dhe Vuçakun, vendlindjen e tij.

“Uniteti dhe përkrahja e jashtëzakonshme për Altin Krasniqin dhe kandidatët e tjerë të PDK-së, së bashku me mbështetjen e kryetarit të Degës dhe të Komunës, Ramiz Lladrovci, tregojnë mobilizimin e fuqishëm drejt një fitoreje të sigurt më 9 shkurt,” ka theksuar Shala.

Ai ka shtuar se PDK-ja mbetet forca që garanton zhvillim, unitet dhe stabilitet për Kosovën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë