Ariana Musliu- Shoshi: “PDK – forca e bashkimit, mirënjohjes dhe fitores”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, e cila po garon për një tjetër mandat, ka zhvilluar një takim në lagjen Nika të Gllanasellës, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët.

Musliu-Shoshi shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen e fuqishme që ajo dhe PDK po marrin nga banorët e kësaj zone, duke theksuar se kjo energji është një shtysë e madhe për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Energjia dhe besimi që morëm nga ju na jep fuqinë e fitores për të vazhduar me vendosmëri drejt qëllimeve tona! Bashkë për një Drenicë dhe Kosovë më të mirë!” – u shpreh ajo.

Ajo ritheksoi vizionin e PDK-së si forcë politike që bashkon qytetarët dhe angazhohet për të mirën e vendit.

“PDK – forca e bashkimit, mirënjohjes dhe fitores!” – përfundoi Musliu-Shoshi.

Banorët e Gllanasellës shprehën mbështetjen e tyre për PDK-në dhe kandidaturën e saj, duke treguar besimin e madh në programin dhe qëndrimet e kësaj partie.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë