Mblidhet Shtabi i PDK-së në Drenas: Gjithçka gati për fillimin e fushatës

Është mbajtur takim i rëndësishëm me anëtarët e Shtabit Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Drenas, ku morën pjesë kryesia e Degës, kryetarët e nëndegëve dhe shefat e nënshtabeve zgjedhore. Takimin e udhëhoqi Shefi i Shtabit Zgjedhor, Ramiz Lladrovci.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me përgatitjet finale për fillimin e fushatës zgjedhore të Degës së PDK-së në Drenas.

Kryetari i Degës dhe Shefi i Shtabit Zgjedhor, Ramiz Lladrovci, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe përkushtimin që po tregojnë për fitoren e PDK-së me kryeministër Bedri Hamzen.

Në fund të takimit, Lladrovci theksoi:
“Jemi gati për fitore. Kosova mundet më mirë! Bedri Hamza kryeministër!”

Zyra për Komunikim e Shtabit Zgjedhor, Dega PDK Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë