Pronari i dy firmave të mëdha, “Shkëmbi” dhe “Valdrini SHPK”, Ibrahim Kurrumeli, feston 60-vjetorin e lindjes

Sot, më 28 dhjetor, Ibrahim Kurrumeli mbush plot 60 vite jetë. Profesor i Pedagogjisë dhe ish-mësues për 14 vite, Ibrahimi është një personalitet i shquar, me një kontribut të gjerë si në arsim ashtu edhe në botën e biznesit.
Në vitin 1999, ai themeloi kompaninë “Ndërmarrja Ndërtimore SHKËMBI” në Drenas, e cila me kalimin e viteve u shndërrua në një nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë. Me përkushtim, energji dhe vendosmëri për të mos u dorëzuar përballë sfidave, ai arriti të ndërtojë një emër të respektuar në industrinë ndërtimore.
Në vitin 2011, Ibrahimi themeloi edhe kompaninë e dytë, “Valdrini SHPK,” që sot konsiderohet një nga kompanitë më të mëdha në Kosovë. Të dyja kompanitë vazhdojnë të lulëzojnë nën udhëheqjen e fëmijëve të tij, të cilët janë të formuar akademikisht dhe profesionalisht në fushat e ndërtimit dhe ekonomisë.
Urime ditëlindjen Ibrahimit, duke i uruar shëndet dhe suksese të mëtejshme në jetë!