Komuna e Drenasit fiton grant prej mbi 1.2 milion euro për investime kapitale
Komuna e Drenasit, e udhëhequr nga Kryetari Ramiz Lladrovci, ka arritur të fitojë një grant prej 1,263,557.36 euro, i cili do të përdoret për zbatimin e prioriteteve të investimeve kapitale gjatë vitit 2025.
Ky sukses i është dedikuar heronjve të kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, si dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të komunës.
Po ashtu, sukseset e viteve të kaluara janë dedikuar ish-udhëheqësve të luftës dhe paqes, ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Bashkë për qytetarët e Drenasit!