Ramiz Lladrovci: Edhe 70 vende të reja pune në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur hapjen e pikës më të re të “Viva Fresh Store” në komunën e tij, duke shtuar edhe 70 vende të reja pune për qytetarët.

“Edhe 70 punëtorë të rinj, në pikën më të re të ‘Viva Fresh Store’, të kompanisë së suksesshme në zonën e perspektivës dhe zhvillimit të komunës tonë”, theksoi Lladrovci.

Ai nënvizoi përkushtimin e Komunës së Drenasit për të krijuar një klimë pozitive për bizneset dhe investitorët, duke ofruar lehtësira maksimale që çojnë në hapjen e vendeve të reja të punës.

“Komuna e Drenasit ofron mundësi për qytetarët dhe investitorët, duke punuar për klimë sa më pozitive për ushtrimin e biznesit”, shtoi kryetari.

Duke e cilësuar Drenasin si “zemrën e Kosovës,” Lladrovci shprehu krenarinë për rolin e komunës në zhvillimin ekonomik dhe për përkushtimin e saj ndaj qytetarëve dhe investimeve të reja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë