Ferat Shala: Mleqani, simbol i lavdisë së UÇK-së dhe përkushtimit të PDK-së

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka vlerësuar rëndësinë historike dhe shpirtërore të Mleqanit, duke e cilësuar atë si një simbol të lavdisë së UÇK-së dhe një vatër të përkushtimit ndaj vlerave kombëtare.

“Në Mleqanin e historisë, në Mleqanin e lavdisë së UÇK-së, dhe në Mleqanin e përkushtimit të PDK-së, gjithmonë kemi gjetur forcë, energji dhe mbështetje të palëkundur. Ky është vendi ku fryma e sakrificës dhe ideali i lirisë vazhdojnë të jetojnë!” – tha Shala.

Sipas tij, Mleqani mbetet një pikë referimi për idealet e lirisë dhe përkushtimin e popullit të Kosovës. Ai theksoi se fryma e atyre që kanë dhënë gjithçka për Kosovën vazhdon të jetë burim inspirimi për brezat e rinj.

Deklarata e Shalës u mirëprit nga të pranishmit, të cilët e vlerësuan mesazhin e tij për vazhdimin e trashëgimisë kombëtare dhe përkushtimin ndaj vlerave që mbrojnë të kaluarën dhe ardhmërinë e vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë