“Isak Neziri i ka bërë nder PDK-së me kandidimin për deputet”

Komentatori politik, Xhavit Drenori ka komentuar regjistrimin masiv të mërgatës për të votuar në zgjedhjet e shkurtit.

“Regjistrimi kaq i madh i mërgatës nuk le domosdoshmërisht për m’i ba favor një kandidati nga atje. Në vija të trasha, njerëzit votojnë sepse e dojnë një Kosovë më të mirë, besa janë të lidhur edhe emocionalisht me vendin”, ka thënë Drenori në “Politiko”.

Drenori ka theksuar se kandidatët nga diaspora nuk favorizohen nga qytetarët atje, pasi siç ka thënë ai, shpeshherë shikohet profili i tyre.

“Nuk besoj që favorizohen”, ka thënë Drenori.

Për më tepër, Drenori ka thënë se Isak Neziri i ka bërë nder PDK-së me kandidimin për deputet.

“Po e marr një shembull të një miku në Drenas. Besa PDK-së i ka bërë një nder që ai është atje”, ka thënë Drenori. /Gazeta10/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë