Betim Gjoshi falënderon mërgatën për mbështetjen ndaj PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen masive të mërgatës ndaj partisë dhe kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.

Ai tha se takimet e zhvilluara gjatë muajve të fundit, të cilat u karakterizuan me pjesëmarrje të madhe në çdo qytet ku u mbajtën, janë dëshmi e mbështetjes së madhe që diaspora ka për PDK-në.

“PDK është partia e vetme me katër kandidatë për deputetë nga mërgata, të cilët jetojnë dhe veprojnë njësoj si mijëra bashkëatdhetarë tanë jashtë vendit”, tha Gjoshi.

Ai i ftoi bashkatdhetarët që nuk janë regjistruar ende për të votuar nga jashtë të vizitojnë Kosovën më 9 shkurt, për të dhënë mbështetjen e tyre në zgjedhje.

#BedriHamzaKryeministër
#MemliKrasniqi
#PDK

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë