Isak Neziri dhe Xhevahir Geci: Bashkë për një Kosovë me siguri, drejtësi dhe zhvillim
Kandidatët për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri dhe Xhevahir Geci, u takuan me Mentor Mazrekun, veteran i UÇK-së, në odën e tij të mikpritjes.
Të shoqëruar nga Idriz Vehapi dhe Mevludin Mazreku, ata diskutuan për rëndësinë e sigurisë, drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Neziri dhe Geci theksuan respektin për familjen Mazreku, që ka dhënë shumë për luftën për liri, dhe shprehën përkushtimin për të ndërtuar një Kosovë më të fortë: “Kosova kurrë s’ka pas më shumë nevojë për siguri, drejtësi e ekonomi të zhvilluar. Bashkë po punojmë për një Kosovë që mundet ma mirë”.