Aurora Berisha: Gjilani dëshmon përkrahje të fuqishme për PDK-në dhe Bedri Hamzën
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, së bashku me Arbenin, Selverin, emnaken e saj Aurorën dhe kryetarin e degës Riadin, zhvilloi sot një takim me strukturat e PDK-së dhe qytetarët në Gjilan.
Berisha shprehu kënaqësinë për entuziazmin dhe mobilizimin qytetar të treguar në këtë takim:
“Sikur në çdo takim tjetër, edhe sot në Gjilan u dëshmua mobilizim qytetar dhe përkrahje e fuqishme për PDK-në dhe kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën. Kosova mundet ma mirë!”
Aurora, me numrin #68, është një nga zërat e rinj të PDK-së që angazhohet për ndryshime dhe zhvillim më të mirë për Kosovën.