Policia jep detaje për aksidentin te ‘Kroni i Mbretit’, ku u përfshi autobusi dhe një automjet, ja sa persona u lënduan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, më 25 dhjetor 2024, rreth orës 13:30, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Në këtë aksident janë përplasur një autobus dhe një automjet, duke lënë të lënduar tre persona.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, njësitë policore kanë arritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të ofruar ndihmë.

“Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një autobus. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë kompetente janë duke trajtuar rastin sipas procedurave të parapara”, thuhet në njoftim.

Nga pamjet e siguruara më herët nga DrenicaOnline, shihet se vendi i ngjarjes ka qenë i bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar vonesa në qarkullimin e automjeteve. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë