Policia jep detaje për therjen me thikë që ndodhi mbrëmë në Tërstenik
DrenicaOnline mbrëmë ka raportuar për një rast të therjes me thikë që ka ndodhur në fshatin Tërstenik të Drenasit. Rasti sot është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovë përmes raportit 24 orësh.
“Janë arrestuar dy të dyshuar në Tërstenik të Drenasit, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht me thikë një person. Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16 e 20 minuta ndërsa sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor fillimisht në QKMF-në në Drenas dhe më pastaj është transportuar drejt QKUK-së në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Policia e Drenasit është duke u marrë me rastin për të zbardhur rrethanat që quan deri të sulmi me thikë./DrenicaOnline/