Sot varroset mërgimtari nga Drenica që ndërroi jetë papritmas në Gjermani

Sot, më 25 dhjetor 2024, në fshatin Çubrel të Komunës së Skenderajt do të zhvillohet ceremonia mortore e mërgimtarit Betim Malaj, i cili ndërroi jetë papritmas në Gjermani.

Betimi, i lindur dhe rritur në Çubrel, kishte vite që jetonte dhe punonte në Gjermani. Lajmi i ndarjes së tij të parakohshme nga jeta tronditi familjen, miqtë dhe komunitetin e tij, duke sjellë një dhimbje të madhe në prag të festave të fundvitit.

Familjarët e tij e bënë të ditur lajmin e hidhur përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë njoftimin për ceremoninë mortore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 13:30, në varrezat e fshatit Çubrel, në Lagjen Malaj.

Ngushëllime të përzemërta familjes Malaj dhe të gjithë atyre që ndihen të prekur nga kjo humbje. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë