Një i person theret me thikë në Terstenik, arrestohen dy të dyshuar
Një i mitur është therur me thikë sot pasdite në fshatin Terstenik të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Policia ka arrestuar dy të dyshuar, gjithashtu të mitur, të cilët janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe policia ka reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të siguruara nga DrenicaOnline, viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas dhe më pas, me rekomandim të mjekut, është transferuar drejt QKUK-së në Prishtinë.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./DrenicaOnline/