Hajdar Beqa dhe Bedri Hamza takojnë studentët e Gjakovës: Premtojnë mbështetje për rininë dhe bursa për studentët
Deputeti i PDK-së dhe kandidat për një tjetër mandat, Hajdar Beqa, së bashku me kandidatin për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, kanë zhvilluar sot një takim me studentët e qytetit të Gjakovës.
Gjatë këtij takimi, Beqa dhe Hamza u zotuan për investime të fuqishme në rininë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e dhënies së bursave për studentët. Sipas tyre, këto bursa janë një hap i rëndësishëm për të rritur mundësitë dhe për të fuqizuar të rinjtë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
“Rinia është forca e Kosovës, andaj angazhohem që studentët të mos shohin kufij në ëndrrat dhe ambiciet e tyre. Ne do të krijojmë mundësi të pafundme për zhvillimin e tyre personal dhe profesional”, deklaroi Beqa.
PDK ka vendosur theks të veçantë në fuqizimin e rinisë si një shtyllë kryesore për zhvillimin e vendit, ndërsa kandidati për kryeministër Bedri Hamza përsëriti angazhimin për politika që ndihmojnë rininë të qëndrojë dhe të kontribuojë në Kosovë.
#KosovaMundetMëMirë
#BedriHamzaKryeministër
#HajdarBeqa31