Lulzim Nika viziton bizneset e suksesshme të familjes Baliu në Drenas: Thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Nika, ka zhvilluar sot një vizitë te bizneset e suksesshme të familjes Baliu, duke vlerësuar trashëgiminë dhe kontributin e tyre për ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës.

Në këtë takim, Nika kujtoi me respekt të thellë veprimtarinë e ish-mikut të tij, Hazir Baliut, një veprimtar i shquar që sakrifikoi për lirinë dhe të ardhmen e vendit.

Ai vlerësoi se djemtë e tij, Bekimi dhe Besimi, janë vazhdues të denjë të kësaj trashëgimie, me bizneset e tyre, Beka Dekor Sh.P.K. dhe Lider Market, që kanë krijuar mbi 100 vende pune dhe kanë vendosur standarde të larta në treg.

Gjatë vizitës, Nika prezantoi programin e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, dhe vizionin e tij si kandidat për deputet, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 9 shkurt të mbështesin PDK-në dhe kandidaturën e tij me numrin 96.

“Bashkë mund ta ndërtojmë Kosovën që të gjithë e ëndërrojmë”, deklaroi Nika, duke shprehur falënderime për mbështetjen e familjes Baliu dhe ekipeve të tyre menaxheriale.

#KosovaMundetMaMire

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë